Maqedonia e Veriut në futboll pritej të rikthehej sot nga Stambolli drejt Shkupit pas ndeshjes miqësore të zhvilluar ndaj Turqisë, por udhëtimi i ekipit u ndërpre për shkak të një problemi teknik në aeroplan.
Sipas raportimeve të para, menjëherë pas ngritjes në ajër, aeroplani që transportonte ekspeditën maqedonase është detyruar të kthehet në aeroportin e Stambollit për arsye sigurie.
Dyshohet se bëhet fjalë për një defekt teknik, çka ka bërë që ekuipazhi të marrë vendimin për rikthim të menjëhershëm.
"Fatmirësisht, nuk raportohet për asnjë incident apo problem me futbollistët dhe stafin, ndërsa të gjithë janë në gjendje të mirë", - ka shkruar media maqedonase "Ekipa".
Pa,varësisht situatës së krijuar, plani mbetet që Maqedonia të rikthehet gjatë ditës në Shkup, megjithëse ende nuk dihet saktësisht se kur do të krijohen kushtet për vazhdimin e fluturimit.