I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Futboll

I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 15:59
Mirlind Daku e Ernest Muçi

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku nuk zhvilloi sezon pozitiv me Rubin Kazan në Premier League të Rusisë, edhe pse e nisi vrullshëm edicionin 2025-2026, aty ku dëmtimet patën rolin e vet.

Ndonëse ka kontratë me skuadrën nga Kazani, për 28-vjeçarin ka shfaqur interesim rivalët e Lokomotivës së Moskës. Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen e Aleksey Batrakov.

Talenti rus është shumë pranë kalimit te kampionët e Champions League, PSG-së.

Nëse finalizohet kalimi, ekipi nga Moska do e kthejë të gjithë fokusin te Mirlind Daku.

Sipas “Transfermarkt”, qendërsulmuesi i lindur në Gjilan, vlen 9 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat