Jordi Alba tregon natën më të keqe në karrierë

Futboll

Jordi Alba tregon natën më të keqe në karrierë

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 16:27
Pamje nga ndeshja

Në një intervistë të fundit, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka treguar natën e tij më të keqe në karrierë.

Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Liverpool në sezonin 2018/2019, ku Barcelona kishte fituar 3-0 në “Camp Nou”, por u mund 4-0 në ndeshjen e kthimit.

Pas eliminimit, qarkulloi një foto në rrjetet sociale, ku Jordi Alba ishte me kokën ulur dhe u tha që ishte duke e qarë.

Mbrojtësi ka sqaruar edhe këtë moment.

“Nata më e keqe e karrierës sime ishte ajo ndeshje ndaj Liverpool. Atë foto që publikuan…

Nuk po qaja në pushim, thjesht ndihesha keq. Gabova te goli i parë i Liverpoolit. Kishim një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë… nuk mund të na shpëtonte.

Jam i sigurt se nëse do të kishim arritur në finale, do ta kishim fituar atë vit Champions League.

Pasi u eliminova, më duhej shumë kohë për të dalë nga shtëpia. Ishte një kohë shumë e vështirë për klubin dhe për mua”, tregoi Alba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat