Mësoni numrat që do mbajnë në fanella kuqezinjtë për miqësoren e sotme

Futboll

Mësoni numrat që do mbajnë në fanella kuqezinjtë për miqësoren e sotme

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret sot në fushën e lojës për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran.

Tekniku ka në dispozicion 26 futbollistë dhe pritet t’i ketë të gjithë të gatshëm për duelin e sotëm, meqë është miqësore dhe nuk ka kufizim në protokoll për ta.

Lojtarët ndërkohë kanë bërë edhe ndarjet e numrave për këtë sfidë, me emrat e zakonshëm që nuk kanë ndryshuar fanellat përkatëse, ndërsa të rinjve apo të rikthyerve në ekip u janë rezervuar fanella me numra të tjerë, mbi ato 23 që përdorën zakonisht.

Ndaj lojtarë si Mehmeti, Shpendi e Pllana do të mbajnë në shpinë fanellat me numrat 24, 25 dhe 26.

NUMRAT PËR MIQËSOREN

1 Alen Sherri

2 Andi Hadroj

3 Mario Mitaj

4 Elseid Hysaj

5 Arlind Ajeti

6 Berat Gjimshiti

7 Adrion Pajaziti

8 Kristjan Asllani

9 Armando Broja

10 Nedim Bajrami

11 Myrto Uzuni

12 Pano Qirko

13 Naser Aliji

14 Qazim Laçi

15 Klisman Cake

16 Juljan Shehu

17 Taulant Seferi

18 Stavro Pilo

19 Mirlind Daku

20 Ylber Ramadani

21 Arbër Hoxha

22 Luis Hasa

23 Simon Simoni

24 Anis Mehmeti

25 Kristian Shpendi

26 Bujar Pllana

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat