Egnatia ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin 300 mijë euorsh

Futboll

Egnatia ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin 300 mijë euorsh

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 23:16
Egnatia

KF Egnatia ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Kastriot Selmani.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku klubi rrogozhinas ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë nga lojtari.

Në mesazhin lamtumirës, klubi ka vlerësuar impaktin e Selmanit, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Egnatias.

Ky vendim shënon fundin e një kapitulli për lojtarin, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit me titullin e 3-të të fituar rradhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat