Klubi i Seria A interesohet për sulmuesin që shpërtheu me gola në Itali

Futboll

Klubi i Seria A interesohet për sulmuesin që shpërtheu me gola në Itali

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 11:43
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi është gati të kthehet sërish në Seria A. Kaljari është pas sulmuesit shqiptar, ndërsa projekton ndryshime në repartin ofensiv.

Shpendi shpërtheu në Serinë B gjatë edicionit të fundit. Plot 15 gola të shënuar dhe dy të tjerë të asistuar, bënë që Empoli të mos bie nga kategoria.

Kontrata e tij vlen deri në vitin 2029. Për këtë mbetet për t’u mësuar oferta e Kaljarit.

23-vjeçari ndërkohë nuk është ftuar asnjëherë nga kombëtarja e Shqipërisë.

Rikthimi në elitën e futbollit italian mund ta asistojë për t’i bërë përshtypje trajnerit Maran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat