Trajneri i Maqedonisë së Veriut U-20, Aleksandar Tanevski, shpalli listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër SHBA-së U-20.
Ndeshja do të luhet më 8 qershor në Petrich të Bullgarisë dhe është një mundësi e shkëlqyeshme për të testuar formën dhe potencialin e lojtarëve të rinj kundër një kundërshtari cilësor.
Nga shqiptarët u ftuan, në mbrojtje Adis Murati (Bashkimi), Fidan Sherifi (Makedonia G.P.).
Në sulm Salim Arifi (Mitrovica), Mirza Hasiq (Shkendija Haraçina), Admir Latifi (Osijek, Kroaci)..