Aventura zgjat vetëm 6 muaj, ish-mbrojtësi i Superiores

Futboll

Aventura zgjat vetëm 6 muaj, ish-mbrojtësi i Superiores

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 12:14
Rudolf Turkaj

Rudolf Turkaj do të largohet nga Feriza..

Mbrojtësi 31-vjeçar ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me klubin “bardheblu”, pas rënies nga Superliga e Kosovës.

Ish-mbrojtësi i Laçit del kështu lojtar i lirë, ndërsa mësohet se objektivi i tij është rikthimi në Superiore. 

Vlen të theksohet se aventura e mbrojtësit me Ferizajin zgjati vetëm 6 muaj, pasi ai u bashkua me klubin “bardheblu” në janar të këtij viti. 

Kujtojmë se Turkaj e ka nisur karrierën e tij tek Shkëndija e Tiranës. Më vonë, qendërmbrojtësi është aktivizuar për ekipe si Besëlidhja, Shënkolli, Iliria, Laçi, Martigues në Francë, Suhareka, Istiqlol në Taxhikistan dhe së fundmi me Ferizajin.

Gjithashtu, 31-vjeçari ka edhe një ndeshje me Kombëtaren shqiptare, përballë Katarit në vitin 2022. Tashmë Turkaj është “okazion” për shumë klube të cilat do të donin përforcime në prapavijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat