Vashat e Kosovës shënojnë tre gola të shpejtë ndaj Gjibraltarit 

Futboll

Vashat e Kosovës shënojnë tre gola të shpejtë ndaj Gjibraltarit 

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 19:44
Kosova

Kosova në konkurrencën e femrave po shkon drejt suksesit historik, kualifikimit në play-offin e Kupës së Botës.

Vajzat ”Dardane”, kanë shënuar tre gola të shpejtë ndaj Gjibraltaarit, në ndeshjen e fundit të grupeve.

Donjeta Halilaj shënoi golin e parë, në minutën e tretë, derisa Erleta Mehmeti dyfishoi rezultatin në minutën e 7-të.

Pas shtatë minutave, Kaltrina Biqkaj realizoi golin e tretë.

Aktualisht Kosova renditet e para në grup me 15 pikë, dy më shumë se Kroacia, e cila po luan në të njëjtën kohë kundër bullgarisë, ku rezultati momental është 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat