Sa vlejnë lojtarët dhe skuadrat që marrin pjesë!?

Futboll

Sa vlejnë lojtarët dhe skuadrat që marrin pjesë!?

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 13:31
Yamal e Mbappe

Vlera e merkatos të kombëtareve është rritur ndjeshëm.

Vetëm Lamine Yamal vlen 292 milionë. FIFA synon të arkëtojë 10 miliardë dollarë këtë edicion.

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe, Gianni Infantino dhe Donald Trump. Mirë se erdhët në spektaklin më të madh, pas Big Bang. Para dhe fuqi, fuqi dhe para. Starton nesër Kupa e Botës më e pasur se kurrë më parë.

Sigurisht, do të jetë Botërori i parë me 48 skuadra, në emër të globalizmit. Jo vetëm kaq. Industria e topit, e aftë të rezistojë edhe ndaj një pandemie, është në rritje të vazhdueshme. Më shumë publik, më shumë sponsorë, më shumë investitorë.

Është Kupa e Botës e organizuar nga SHBA-të, pra e ekonomisë që mes krizës së naftës dhe kërcënimit kinez, vazhdon të diktojë planetin, me Kanadanë dhe Meksikën në krah. E dini se sa është vlera e merkatos së 1248 lojtarëve në listat e 48 kombëtareve pjesëmarrëse? Plot 13 miliardë euro, sipas Football Benchmark dhe Transfermarkt.

Vlera e 10 skuadrave të para është rritur me 1 miliard në krahasim me edicionin 2022. Yjet e futbollit global, me talentin e tyre dhe ndjekjen e amplifikuar nga ‘new media’ që thyejnë çdo barrierë, janë aset shumë i çmuar, të aftë të shkëlqejnë edhe më shumë.

Shikoni Lamine Yamal: në moshën 18-vjeçare ka fituar si protagonist një Europian me Spanjën dhe 2 tituj kampion me Barcelonën. Videot e tij prej ‘teenager’-i çmendin rrjetet sociale. Në TikTok ka më shumë ndjekës se të gjithë (44 milionë).

Është futbolli i ri në shprehjen më të qartë dhe vlera e tij teorike e merkatos tashmë ka shkuar në 292 milionë për Football Benchmark. Gati dyfishi i një vitit më parë, kur klubi katalanas e blindoi deri në 2031-shin me një klauzolë 1 milard euro.

Pas tij është Mbappe, alter ego në ‘Clásico’. Sulmuesi i Real Madrid vlen 221 milionë dhe udhëheq Francën në vend të parë mes kombëtareve, me 1.6 miliardë, përpara Spanjës (1.5 miliardë).

Kohë më parë protagonistë të ‘Clásico’ ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, tani në Botërorin e fundit, i destinuar për ndërrimin e një stafete gjeneratash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat