Cristiano Ronaldo dhe Portugalia e mbyllën me fitore paraqitjen e tyre të fundit para tifozëve vendas, duke mposhtur Nigeria me rezultat 2:1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Leiria.
Ndeshja ishte e hapur dhe me ritëm të mirë, ku Portugalia lojë të mirë, ndërsa Nigeria reagoi me kundërsulme të shpejta.
Golin e parë e shënoi Pedro Neto (23’) pas asistimit të Francisco Trincao, duke e kaluar Portugalinë në epërsi me një goditje të saktë me këmbën e majtë.
Nigeria barazoi përmes Akor Adams (37’) pas një kundërsulmi të mirëorganizuar.
Në pjesën e dytë, vendimtar ishte Francisco Conceiçao, i cili erdhi nga banka rezervë dhe shënoi (75’) golin e fitores për ekipin e trajnerit Roberto Martínez.
Pas kësaj fitoreje, Portugalia tashmë përqendrohet plotësisht te Kampionatin Botëror 2026, ku do të kërkojë paraqitje sa më të fortë në turneun më të madh të futbollit botëror.