Pritet të thyejë shifra historike në ekonomi dhe inovacion

Futboll

Pritet të thyejë shifra historike në ekonomi dhe inovacion

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Kupa e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, pritet të jetë jo vetëm eventi më i madh sportiv në histori, por edhe një rekord i ri ekonomik global.

Sipas një raporti të Bank of America Global Research, turneu mund të gjenerojë rreth 35,5 miliardë euro në ekonominë botërore, falë zgjerimit të formatit, numrit më të madh të skuadrave, ndeshjeve dhe distancave të udhëtimeve.

Parashikimet flasin për një audiencë prej rreth 6 miliardë shikuesish, afro tre të katërtat e popullsisë së botës.

Në aspektin e punësimit, pritet krijimi i rreth 824 mijë vendeve të reja pune në nivel global, prej të cilave rreth 185 mijë vetëm në Shtetet e Bashkuara. Edhe për qytetet pritëse në SHBA, përfitimet ekonomike pritet të jenë të mëdha, me një qarkullim të vlerësuar rreth 15 miliardë euro.

FIFA nga ana e saj pritet të thyejë të gjitha rekordet financiare. Të ardhurat totale në prag të turneut vlerësohen në rreth 9,5 miliardë euro, shifra më e lartë në historinë e saj. Të drejtat e transmetimit arrijnë rreth 3,8 miliardë euro, sponsorizimet afro 2,4 miliardë, ndërsa shitja e biletave dhe paketat VIP rreth 2,6 miliardë euro.

Turneu do të jetë gjithashtu një nga më teknologjikët, me përdorim të gjerë të inteligjencës artificiale, sistemeve digjitale dhe menaxhimit të të dhënave, duke kërkuar investime të mëdha në rrjete dhe infrastrukturë dixhitale.

Nga të gjitha këndvështrimet, Kupa e Botës 2026 pritet të shënojë një epokë të re për futbollin dhe ekonominë globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat