Besir Iseni bën hapin e madh në karrierë! Transferohet në Skoci

Futboll

Besir Iseni bën hapin e madh në karrierë! Transferohet në Skoci

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 15:14
Besir Iseni

Besir Iseni pas paraqitjeve bindëse në kontinuitet me Dukagjinin në elitën e futbollit të Kosovës, tashmë është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke provuar veten në futbollin evropian.

Iseni ka vendosur që të transferohet në futbollin skocez, aty ku disa skuadra e monitoronin tashmë një kohë më të gjatë.

Kujtojmë, Iseni edicionin që lamë pas me Dukagjinin fitoi trofeun e Kupës së Kosovës.

Ndërsa në sezonin 2022/23, si pjesë e KF Tiranës, kishte fituar Superlupën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat