Burim Çerkini emërohet drejtor sportiv i Dinamos

Futboll

Burim Çerkini emërohet drejtor sportiv i Dinamos

Nga: K. Goca Më: 12 qershor 2026 Në ora: 13:10
Xhevat Rushiti e Burim Çerkini

Dinamo e Ferizajt ka synime të mëdha në edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Dinamovitët synojnë të kompletohen në të gjitha aspektet dhe të ndërtojnë një ekip të denjë që të luftojnë për kreun e tabelës.

Dinamo nuk arriti të inkuadrohet në elitën e futbollit, pasi që në finalen e barazhit pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Llapi i Podujevës.

Dinamo ka emëruar drejtorin e ri sportiv.

Është fjala për ish futbollistin e dëshmuar dhe së fundit trajner i Dinamos, Burim Çerkini.

“Burim Çerkini emërohet drejtor sportiv klubit tonë.

Burimi ka qenë më parë trajner i ekipit tonë dhe së fundmi e udhëhoqi skuadrën edhe në ndeshjet e barazhit.

Me përvojën, përkushtimin dhe njohjen e mirë të klubit, ai merr tani një rol të ri e shumë të rëndësishëm në organizatën tonë.

I urojmë shumë suksese në detyrën e re si Drejtor Sportiv dhe besojmë se do të vazhdojë të japë kontribut të madh për zhvillimin dhe sukseset e klubit tonë”, njofton Dinamo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat