Zgjat kontratën me Australinë deri në vitin 2027

Futboll

Zgjat kontratën me Australinë deri në vitin 2027

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 14:03
Tony Popoviq

Trajneri i Australisë, Tony Popoviq, ka nënshkruar një zgjatje kontrate deri në fillim të vitit 2027, në prag të ndeshjes hapëse të ekipit të tij në Kupën e Botës kundër Turqisë të shtunën.

Federata e Futbollit e Australisë njoftoi se kontrata e 52-vjeçarit zgjatet deri në Kupën Aziatike AFC, e cila do të zhvillohet në janar dhe shkurt 2027 në Arabinë Saudite.

Ish-lojtari ndërkombëtar australian u punësua në shtator 2024 dhe udhëhoqi “kangurët” drejt kualifikimit për turneun e Amerikës së Veriut.

“Jam krenar që e udhëheq vendin tim në Kupën e Botës, por më e rëndësishmja, dua të sigurohem që ekipi ynë të jetë plotësisht i përgatitur dhe i përqendruar në ndeshjet e grupit kundër Turqisë, Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait”, tha ai për kundërshtarët e Australisë në Grupin D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat