Nisin punimet për transformimin e fushës së stadiumit “Arena e Demave” me bar natyral

Futboll

Nisin punimet për transformimin e fushës së stadiumit “Arena e Demave” me bar natyral

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 14:07
Pamje

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 vitin e ardhshëm në Shqipëri, kanë nisur punimet për zëvendësimin e tapetit artificial në stadiumin “Arena e Demave” me bar natyral.

Aktualisht, ka nisur procesi i heqjes së tapetit artificial, ndërsa në fazat e ardhshme do të realizohet instalimi i sistemit të vaditjes.

Më pas do të vijojë mbjellja e fushës me bar natyral, një investim që synon të krijojë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Përveç stadiumit “Arena e Demave”, edhe në stadiumin “Air Albania” kanë nisur punimet për vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat