Barcelona nuk e lëshon Balden!
Barcelona dëshiron ta mbajë mbrojtësin Alejandro Balde, përveç nëse ai vetë kërkon të largohet.
Kampioni spanjoll Barcelona ende llogarit në të për sezonin e ardhshëm dhe do të merrte parasysh një transferim vetëm nëse Balde sjell një ofertë dhe kërkon personalisht të largohet nga klubi, raporton Mundo Deportivo.
Ai ishte pjesë e rëndësishme e ekipit në dy vjetët e fundit ku Barcelona fitoi dy herë me radhë titullin kampion në Spanjë.