Gjyqtarët fitojnë 86 mijë euro vetëm në ndeshjet e grupit

Futboll

Gjyqtarët fitojnë 86 mijë euro vetëm në ndeshjet e grupit

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 15:24
Kupa

Bota është gjithnjë e më e tunduar dhe e etur për të mësuar se sa fitojnë protagonistët e Kupës së Botës, një turne ku shifrat financiare shpesh tërheqin po aq vëmendje sa edhe vetë futbolli në fushë.

Me një turne që zgjerohet dhe rritet në çdo aspekt, edhe shpërblimet për ata që sigurojnë drejtësinë në fushë po marrin një dimension të ri financiar.

Përveç lojtarëve, një rol kyç në mbarëvajtjen e kompeticionit kanë edhe gjyqtarët, të cilët në këtë edicion do të përfitojnë paga dukshëm më të larta. Pagat e arbitërve janë dyfishuar që nga Kupa e Botës 2014. Për turneun e vitit 2026, çdo gjyqtar kryesor do të marrë një pagë bazë prej rreth 86 mijë eurosh, shumë që mund të rritet ndjeshëm nëse ata gjykojnë ndeshje të fazës me eliminim direkt.

Në krahasim, në Kupën e Botës 2022 në Katar, gjyqtarët fitonin rreth 60 mijë euro, duke treguar qartë rritjen e vazhdueshme të shpërblimeve për rolin e tyre në një kompeticion gjithnjë e më të madh dhe më të ndjekur.

Përveç pagës bazë, arbitrat dhe ekipet e tyre do të përfitojnë bonuse shtesë për çdo ndeshje të gjykuar, përfshirë edhe asistentët dhe zyrtarët e VAR-it, të cilët mund të aktivizohen që nga raundi i 1/32-ave. FIFA ka konfirmuar se për Kupën e Botës 2026 janë përzgjedhur 52 gjyqtarë kryesorë, 88 asistentë dhe 30 zyrtarë VAR, të cilët do të menaxhojnë gjithsej 104 ndeshje, 41 më shumë se në Katar 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat