Viniciusi me fjalë të mëdha për Marokun para ndeshjes së mesnatës

Futboll

Viniciusi me fjalë të mëdha për Marokun para ndeshjes së mesnatës

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 17:52
Vinicius - djathtas

Brazili nis në mesnatë rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror.

Ata do të përballen me vendin e 4-të të edicionit të kaluar, Marokun në një përballje mes yjesh.

Njëri nga yjet e “Seleçaos”, Vinicius Jr nuk ndali lëvdatat ndaj kundërshtarëve të tyre, duke thënë se kanë lojtarë të talentuar.

“Maroku është bërë një pikë referimi për shumë vende në të gjithë Afrikën dhe më gjerë. Urime për gjithçka që kanë arritur. Ata kanë djem jashtëzakonisht të talentuar me cilësi të jashtëzakonshme teknike”, u shpreh Vinicius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat