Nagelsmann i kënaqur me “shtatëshe”: Fitorja në start është gjithmonë e rëndësishme

Futboll

Nagelsmann i kënaqur me “shtatëshe”: Fitorja në start është gjithmonë e rëndësishme

Nga: K.G. Më: 15 qershor 2026 Në ora: 00:10
Gjermanët festojnë

Gjermania e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Botëror, duke e mposhtur bindshëm Curaçao me rezultat 7:1.

Pas golit të hershëm të Gjermanisë, Curaçao arriti befasisht të barazojë rezultatin, por kjo duket se e “zgjoi” Gjermaninë, e cila më pas dominoi plotësisht dhe e mbushi rrjetën e kundërshtarit.

Pas ndeshjes, selektori gjerman Julian Nagelsmann pranoi se goli i kundërshtarit i ka shqetësuar për një moment skuadrën e tij.

“Na u deshën disa minuta për t’u rikthyer në lojë pas barazimit,” tha Nagelsmann.

Ai gjithashtu vlerësoi paraqitjen e Curaçao:

“Curaçao gjithashtu di të luajë futboll, e keni parë. Jam shumë kurioz të shoh si do të paraqiten në vazhdim të fazës së grupeve.”

Duke folur për skuadrën e tij, ai shtoi:

“Jam shumë i kënaqur që shënuam shtatë gola dhe në përgjithësi me paraqitjen tonë gjatë ndeshjes.

Fitorja në start të turneut është gjithmonë e rëndësishme dhe jam i lumtur që ia dolëm,” përfundoi Nagelsmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat