Trump do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës bashkë me ekipin fitues?

Futboll

Trump do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës bashkë me ekipin fitues?

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 12:07
Chelsea e Trump

Donald Trump sërish në qendër të vëmendjes… Presidenti i SHBA-ve, sipas “Talk Sport”, do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Botës më 19 korrik, bashkë me skuadrën fituese të kompeticionit.

Bashkë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, 80-vjeçari do të ngjitet në skenë, duke përsëritur atë që ndodhi në Botërorin e klubeve një vit më parë.

Në atë kohë Trump u pa të ngrinte lart trofeun bashkë me lojtarët e Chelsea.

Prania e presidentit amerikan në skenë me “Blues” u shoqërua me shumë polemika.

Të shumtë ishin ata që e akuzuan numrin 1 të SHBA-ve si shumë ndërhyrës. Polemikat janë të pashmangshme edhe këtë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat