Alhassan nuk do të jetë pjesë e ekipit kuqezi

Futboll

Alhassan nuk do të jetë pjesë e ekipit kuqezi

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 12:43

KF Shkëndija nga Tetova njofton se Ibrahim Alhassan nuk do të jetë pjesë e skuadrës në të ardhmen, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin.

Pas dy viteve të kaluara me fanellën kuqezi, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë, duke i uruar njëra-tjetrës shumë suksese në vazhdim.

Mesfushori 25-vjeçar nga Nigeria iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2024 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës gjatë një periudhe të suksesshme për klubin. Në sezonin e tij të parë kontribuoi në fitimin e titullit kampion, ndërsa në sezonin pasues ishte pjesë e ekipit që realizoi suksesin më të madh në historinë e Shkëndijës në arenën ndërkombëtare, me kualifikimin në fazën e Ligës dhe më pas në play-off të UEFA Conference League.

KF Shkëndija e falënderon Ibrahim Alhassanin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat