Besmir Bojku rinovon me Struga Trim-Lum deri në vitin 2028

Futboll

Besmir Bojku rinovon me Struga Trim-Lum deri në vitin 2028

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2026 Në ora: 15:15
Besmir Bojku

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Struga Trim-Lum, Besmir Bojku, ka vazhduar kontratën me klubin edhe për dy vite të tjera, deri më 30 qershor 2028.

“Falë vullnetit të të dyja palëve, marrëveshja u realizua shumë shpejt, kështu që Bojku do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të ri të ekipit nën drejtimin e trajnerit”, njoftuan nga klubi i Strugës.

Bledi Shkëmbi do të vazhdojë ta ketë në dispozicion mesfushorin defensiv, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

Bojku iu bashkua struganëve në verën e vitit 2021 dhe që atëherë ka zhvilluar plot 133 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe duke kontribuar me 16 asistime.

“Vazhdimi i bashkëpunimit është dëshmi e besimit që klubi ka në cilësitë e Bojkut, i cili tashmë prej pesë vitesh luan rol lideri në repartin defensiv të mesfushës”, thuhet në reagimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat