Barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

Futboll

Barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 11:50
Lionel Mess

Lionel Messi ka dhuruar një recital futbolli në ndeshjen e parë të Argjentinës në këtë Botëror, në triumfin 3-0 ndaj Algjerisë ku ishte ai autor i të tre golave.

Ata e bënë Mesin tashmë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohëve në Kupat e Botës, pasi “Pleshti” arriti kuotën e 16 golave, po aq sa ikona e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ndërsa la pas emra ri Ronaldo me 5 gola e Gerd Myler me 14. I vetmi që mund të rrezikojë pozicionin e tij në një të ardhme të afërt është Mbape i cili mbrëmë arriti gjithashtu shifrën e 14 golave.

Në moshën 38 vjeç dhe 357 ditë, ai u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës që shënonte tre gola në një ndeshje, duke kaluar Kristiano Ronaldon i cili në moshën 33 vjeç e 130 ditë kishte shënuar 3 herë kundër Spanjës në vitin 2018.

Ndërkohë, me golat e shënuar nga jashtë zonës, Mesi u bë gjithashtu futbollisti me më shumë gola të realizuar nga distanca, pasi arriti kuotën e 6 të tillëve, ndërsa la pas legjendën braziliane Rivelino me 5 dhe Lotar Mateus me 4.

Ndërkohë, ai u bë pjesë e një grupi shumë të vogël lojtarësh të cilët kanë shënuar në 5 ndeshje të Kupës së Botës radhazi, duke realizuar 8 apo më shumë gola gjatë kësaj periudhe, pasi iu bashkua Zhyst Fonten (13 gola), Gerd Myler (10 gola), Euzebio (9 gola) dhe Leonidas (8 gola).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat