Klubi i Egnatias i jep leksione Vllaznisë

Futboll

Klubi i Egnatias i jep leksione Vllaznisë

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 12:02
Egnatia

Egnatia vazhdon që të jetë një nga klubet më aktive në merkato dhe njëkohësisht ka nisur përgatitjet në Bullgari.

Pikërisht në Bansko, rrogozhinasit do të zhvillojnë ditën e nesërme një ndeshje miqësore.

Klubi i Egnatias ka njoftuar se do të përballen me Ballkanin më 20 qershor, duke nisur nga ora 17:45 (në Shqipëri) dhe 18:45 (në Bullgari).

Një fakt interesant dhe mjaft i bukur është që klubi rrogozhinas e quan këtë miqësore si “vëllazëri” me ekipin nga Kosova.

Kujtojmë që të njëjtën gjë nuk e bëri klubi i Vllaznisë. Këta të fundit do të përballen me Malishevën në fazën e parë kualifikuese të UEFA Conference League, por ndryshe nga rrogozhinasit, e ka quajtur ekipin nga Kosova “fqinj”.

Vllaznia nuk vë “mend”! Klubi shkodran i quajti “fqinjë”, REAGON ekipi shqiptar: Shihemi së shpejti

NJOFTIMI:

NDESHJE MIQËSORE! FC Ballkani – Egnatia. Faza përgatitore vazhdon me një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën tonë. Vëllazëri. Respekt. Futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat