Selektori i Japonisë i kërkoi lojtarit Harry Kane një selfie

Futboll

Selektori i Japonisë i kërkoi lojtarit Harry Kane një selfie

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2026 Në ora: 01:27
Hajime Moriyasu e Harry Kane

Teksa Japonia përgatitet për ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror kundër Tunizisë, një skenë jashtë fushës ka tërhequr vëmendjen e opinionit futbolldashës dhe është bërë shpejt hit në rrjetet sociale.

Në qendër të vëmendjes ishin selektori i Japonisë, Hajime Moriyasu, dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane.

Pas një bisede të shkurtër, Moriyasu i kërkoi sulmuesit të të realizonin një selfie së bashku.

Kane e pranoi menjëherë kërkesën, ndërsa i gjithë momenti u regjistrua.

Kjo mori reagime pozitive nga tifozë të shumtë në mbarë botën, të cilët u kënaqën me gjestin miqësor mes dy figurave të njohura të futbollit.

Ndërkohë, Japonia do të përballet me Tunizinë të dielën nga ora 18:00, pasi në ndeshjen hapëse të Botërorit barazoi 2:2 me Holandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat