Juventusi rikthen në shtëpi portierin 21 vjeçar

Futboll

Juventusi rikthen në shtëpi portierin 21 vjeçar

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 14:46
Daffara

​Juventusi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e portierit 21-vjeçar, Giovanni Daffara.

“Zonja e Vjetër” vendosi të shfrytëzojë opsionin e riblerjes pas performancave të mira të lojtarit te Avellino, ku u aktivizua në 23 ndeshje.

​Gardiani i ri është thirrur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti për të nisur fazën përgatitore.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende për t’u definuar pasi Juventusi mund ta mbajë si pjesë të projektit ose ta rishesë menjëherë për të siguruar përfitime financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat