Barazimi historik i Kuraçaos, pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan si të çmendur

Futboll

Barazimi historik i Kuraçaos, pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan si të çmendur

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 13:11
Pamje

Barazimi historik i Kuraçaos, pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan si të çmendur në dhomat e zhveshjes me lojtarët!

Mbreti dhe mbretëresha e Holandës kanë festuar me Kuraçaon barazimin e tyre historik në Botëror.

Ata u shfaqën në dhomat e zhveshjes ku festuan dhe vallëzuan së bashku me lojtarët dhe stafin teknik, në një moment që shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

Shumë tifozë u habitën kur panë mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima të Holandës, por arsyeja lidhet me statusin kushtetues të ishullit.

Edhe pse Kuraçao ka parlamentin dhe qeverinë e vet, ai është një shtet përbërës brenda Mbretërisë së Holandës.

Kjo do të thotë se mbreti dhe mbretëresha holandeze janë njëkohësisht edhe krerët zyrtarë të shtetit të Kuraçaos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat