Futbollisti i Paraguait i habit me orën e gjyqtarit

Futboll

Futbollisti i Paraguait i habit me orën e gjyqtarit

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 18:43
Galarza

Ndeshja mes Turqisë dhe Paraguait dhuroi eliminimin e skuadrës europiane pas humbjes 1:0.

Një humbje ku protagonist ishte Matias Galaraza i cili shënoi golin më të shpejtë të turneut duke tundur rrjetën që në minutën e dytë.

Por futbollisti i Paraguait është bërë “hit” në rrjet për një tjetër episod të ndeshjes mes dy skuadrave.

Në minutën e 45-të të takimit, kur në fushë kishte shpërthyer një zënkë mes dy ekipeve, Galarza shihet teksa merr në tokë orën që i kishte rënë nga dora gjyqtarit.

Në vend që t’ia jepte menjëherë atij, Galarza në mënyrë të papritur e vendosi në dorën e vet orën.

Vetëm pasi situata ishte qetësuar plotësisht, ai kishte shkuar duke ia dorëzuar përsëri orën gjyqtarit të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat