Sulmuesi rikthehet në Tiranë dhe takohet me drejtorin e Partizanit

Futboll

Sulmuesi rikthehet në Tiranë dhe takohet me drejtorin e Partizanit

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 18:00
Tirana

Jasir Asani është me pushime.

Sulmuesi i Kombëtares postoi sot një foto ku tregon që ndodhet në Tiranë.

31-vjeçari dje u takua me Agim Ibraimin. Më pas postoi një foto në rrjetet sociale ku përshkrimi ishte: “Legjendat frymëzojnë, puna e tyre flet vetë”.

E ardhmja e Asanit mbetet në ajër. Kontrata e tij tek Esteghlal është e vlefshme edhe për një vit, ndërsa prej disa muajsh nuk luan për shkak të luftës në Iran.

Ofertat për të nuk kanë munguar. Vetë Asani zbulonte interesin nga Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat