Barcelona ka gati shitjen e dy lojtarëve. Njëri drejt transferimit te Milan

Futboll

Barcelona ka gati shitjen e dy lojtarëve. Njëri drejt transferimit te Milan

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 16:12
Barcelona

Ashtu siç është bërë e ditur prej kohësh, Marc Casado dhe Roony Bardghji do të largohen këtë verë nga Barcelona. Dy lojtarët nuk janë pjesë e rëndësishme e projektit të Hansi Flick dhe largimi i tyre do të sjellë të ardhura shtesë dhe do të krijojë hapësirën e nevojshme për nënshkrimet e reja.

Për Marc Casado-n ka interes nga disa ekipe, por së fundmi është Milan që duket më pranë. Ruben Amorim ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Casado-s dhe e sheh atë si pjesë e rëndësishme të projektit të tij.

Barcelona pretendon të fitojë 25-30 milionë euro nga shitja e Casado.

Përsa i përket suedezit, Roony Bardghji, e ardhmja e anësorit të djathtë pritet të jetë në Premier League. Barcelona pret të fitojë 20-25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat