Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar

Futboll

Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 19:02
Ledio Pano

Holanda do përballet me Marokun, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin. Në Botërori Amerikan, legjenda Ledio Pano gjatë bisedës me Trevisa Tufën tha:

“Të gjitha ekipet i ke të vështira. Nëse andej është Brazil e Angli, në krahun tjetër ke Francë, Gjermani. Maroku ka ekip të fortë, është 4 vite më i maturuar. Të gjithë duan të shkojnë deri në fund. Është ndeshje interesante, është ndeshje për t’u parë.

Ne jemi mësuar që Holandën ta shikojmë me yje, nuk e ka më atë potencial.

Tani është munduar që të krijojë një grup sa më solid. Ka shumë djem të rinj. Ndaj Marokut është në vështirësi, por do bëjë maksimumin. E ka mundësinë për ta fituar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat