Mazraoui: Shumë herët u takuam me Holandën, e padrejtë!

Futboll

Mazraoui: Shumë herët u takuam me Holandën, e padrejtë!

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 12:30
Mazraoui

Futbollisti i Kombëtares së Marokut, Noussair Mazraoui ka dhënë një deklaratë interesante pas ndeshjes ndaj Holandës.

Meqenëse ka luajtur tek Ajaxi nga grupmoshat e reja dhe u bë i njohur atje, lojtari marokien ka një simpati të veçantë për “protokallinjtë”,.

Andaj pas kualifikimit tutje, ai mbrëmë tha se kjo ndeshje është dashur të zhvillohej më vonë, ndoshta në fazën gjysmëfinale.

“Kjo ndeshje ishte shumë herët. Ishte e padrejtë për dy ekipet”, u shpreh ish-lojtari i Bayern Munchen-it.

Kujtojmë se Maroku në fazën tjetër do të luajë ndaj Kanadasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat