Eurolind Avdimetaj është portieri më i ri i Prishtinës.
Portieri 20-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Suharekën, për të nisur një rrugëtim të ri me kryeqytetasit e Kosovës.
Kështu, trajneri Orges Shehi do të ketë në organikën e ekipit një talent që ka bërë mjaft mirë në kohët e fundit.
Gjithashtu, Avdimetaj ka edhe një ndeshje me fanellën e Kosovës U21.