Nga momenti në moment pritet të prezantojë Liridon Latifin

Futboll

Nga momenti në moment pritet të prezantojë Liridon Latifin

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 17:25
Liridon Latifi

Siç është raportuar disa javë më parë nga “Newsport.al”, Liridon Latifi do të jetë futbollisti i ri i FC Qyzyljar në Premier Ligën e Kazakistanit. Ndërsa prezantimi pritet të ndodhë nga momenti në moment.

Mirëpo, klubi kazak ka marrë një vendim të papritur dhe drastik para se të prezantojë sulmuesin shqiptar.

Trajneri Milich Churchic nuk do të jetë më në stolin e klubit të Premier Ligës kazake.

“Klubi i futbollit Qyzyljar dhe trajneri Milich Churchic kanë vendosur që të t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre me akord dypalësh. Skuadra do të stërvitet nga specialisti  Stoyakin Nikolay Alexandrovich për ndeshjen e radhës”, shkruan ndër të tjera klubi kazak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat