Portugali - Kroaci një vit nga aksidenti i Diogo Jotas

Futboll

Portugali - Kroaci një vit nga aksidenti i Diogo Jotas

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 12:16
Pamje nga ndeshja

Ndeshja e Kupës së Botës ndaj Kroacisë do të ketë rëndësi emocionale për Portugalinë, pasi ata do të dalin në fushë një ditë para përvjetorit të vdekjes së sulmuesit të tyre Diogo Jota në një aksident me makinë.

Mesfushori Vitinha tha se nderimi i kujtimit të Jota do të jetë një motivim shtesë për ekipin për të siguruar një vend në turin tjetër të Botërorit. “Ne kemi gjithë motivimin për të fituar sot”, tha Vitinha.

“Duam të fitojmë për familjet tona, për Diogo Jota, për të gjithë vendin, për të gjithë Portugalinë.

Kjo është arsyeja pse do të bëjmë gjithçka që mundemi, me të vërtetë më të mirën tonë, për të fituar kundër Kroacisë“, tha Vitinha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat