(E plotësuar) - Minuta e fundit.
119' Çfarë pritjeje nga Emiliano Martinez! Steven Moreira (Kepi i Gjelbër) kërcen lart për të pritur një krosim dhe gjuan me kokë nga afër drejt shtyllës së djathtë, por portieri e ndal topin në mënyrë të shkëlqyeshme.
.116' Sidny Lopes Cabral (Kepi i Gjelbër) nga goditja e dënimit gati barazoi, topi shkoi në këndin e sipërm të majtë, por portieri Emiliano Martinez bën një pritje të shkëlqyeshme me maje të gishtërinjve dhe e dëbon në korne.
111' Diney Borges shënoi autogol me kokë në këndin e majtë pas harkimit të Messit nga rivënia e këndit, 3:2 për Argjentinën.
108' Jamiro Monteiro (Kepi i Gjelbër) shkakton një faull pasi rrëzon kundërshtarin e tij me një ndërhyrje rrëshqitëse. Argjentina akordohet me një goditje dënimi.
Argjentina - Kepi i Gjelbër 3:2
Stadiumi "Hard Rock", Miami.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D. Fische (Kanada).
Shënues: Messi (29'), Lisandro Martinez (90+2'), Borges (111' - autogol) - Duarte (59'), Lopes Cabral (103').
Kartona të verdhë. Montiel- Kevin PIna.
Argjentina: E. Martinez, Molina (Montiel 104'), Romero, Li. Martinez, Medina (Tagliafico 86'), de Paul, (Paredes 84'), Mac Allister, Fernandez, Almada (Gonzalez 64'), Messi dhe La. Martinez (Alvarez 63').
Kepi i Gjelbër: Vozinha, Moreira, Pico, Diney, Sidny, Kevin Pina (Benchimol 100'), Nuno da Costa (Livramento 67'), Deroy Duarte (Y. Semedo 100'), Laros Duarte (Monteiro 67'), Jovane Cabral (Varela 80') dhe Ryan Mendes (W. Semedo 80')
.
106' Gjithçka është gati për fillimin e periudhës së dytë të kohës shtesë.
105' Lionel Messi (Argjentinë) godet fuqishëm por portieri Vozinha tregon zgjuarsi dhe shpëton portën e tij..
103' Çfarë momenti i bukur! Sidny Lopes Cabral (Kepi i Gjelbër) arriti te topi dhe gjuajti fort nga distanca. Doli të ishte një vendim i mirë pasi gjuajtja e tij përfundoi në këndin e sipërm të majtë. Emiliano Martinez tund kokën me mosbesim. Rezultati ndryshon në 2:2.
92' Gol! Lisandro Martinez (Argjentinë) nga pozita shumë e vështirë si anash e nga afërsia, goditi fuqishëm duke shënuar në këndin e sipërm të majtë, 2:1.
92' Ndeshja është në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Ndeshja shkon në vazhdime.90' Do të ketë të paktën 8 minuta kohë shtesë.
87' A do të kemi vazhdime?
80' Vjen një zëvendësim. Jovane Cabral pushon dhe zëvendësohet nga Helio Varela (Kepi i Gjelbër).
79' Argjentina fiton një goditje dënimi dhe do të jetë në gjendje të ushtrojë presion mbi portën kundërshtare.
78' Kepi i Gjelbër po befason me lojë.
72' Lionel Messi (Argjentinë) ekzekuton goditjen e dënimit nga rreth 17 -18 metra dhe topi shkon në këndin e sipërm të majtë të portës. Vozinha është i vëmendshëm dhe bën një pritje fenomenale për ta dëbuar topin në korne.
68' Kevin Lenini (Kepi i Gjelbër) nuk duhet të habitet që gjyqtari ndëshkoi me të verdhë, i cili e qetësoi situatën.
63' Një pasim në zonë e gjen Lionel Messin (Argjentinë) të pamarkuar. Ai i vetmuar gjuan me kujdes drejt portës, por një pritje e shkëlqyer nga Vozinha ia mohon atij topin.
59' Gol! Ryan Mendes asiston deri te Deroy Duarte (Kepi i Gjelbër) i cili nga një pozitë e vështirë e nga afërsia e dërgon topin në këndin e poshtëm të djathtë. 1:1.
57' Argjentina shton presionin.
54' Deroy Duarte (Kepi i Gjelbër) gjen pak hapësirë jashtë zonës nga rreth 20 metra, por nuk befasohet portieri Emiliano Martinez i cili bën një pritje fantastike.
49' Sidny Lopes Cabral (Kepi i Gjelbër) harkon në zonë në mënyrë të rrezikshme, por goditja nga këndi largohet nga lojtari i parë.
47' Messi me shokë kërkon golin e radhës.
Përfundon pjesa e parë.
4 minuta kohë shtesë për t'u luajtur.
45' Enzo Fernandez (Argjentinë) gjuan nga 16-shi në këndin e poshtëm të majtë, por portieri Vozinha bëri pritje fantastike.
44' Argjentina po aplikon mbrojtje të fortë.
41' Deroy Duarte (Kepi i Gjelbër) penalizohet për mbajtje të topit.
39'' Argjentina e frikshme me Messin.
36' Përqindja e posedimit të topit është – 66:34.
33' Messi ka realizuar golin e shtatë deri me tash dhe kryeson listën e shënuesve.
29' Gol! Lionel Messi (Argjentinë) shënon me një gjuajtje të shkëlqyeshme nga këndi i vdekur, pas asistimit te Lisandro Martinez. Rezultati është 1:0.
28' Loja rifillon pas kësaj ndërprerjeje.
24' Kepi i Gjelbër po bën lojë të mirë.
21' Facundo Medina (Argjentinë) humbet një mundësi të mirë pasi pasimi i tij në zonë bllokohet nga mbrojtja.
18' Lionel Messi (Argjentinë) gjuan nga goditja e dënimit drejt shtyllës së djathtë, por portieri bën një pritje të shkëlqyeshme dhe i mohon mundësinë për të shënuar.
15' Mundësi e mirë! Lionel Messi (Argjentinë) e ktheu bukur topin brenda zonës, por gjuajtja e tij u dërgua pak jashtë shtyllës së majtë.
14' Lojë e mirë.
10' Cristian Gabriel Romero (Argjentinë) i tërheq fanellën njërit prej lojtarëve kundërshtarë dhe Drew Fischer referon faull.
7' Ryan Mendes (Kepi i Gjelbër) driblon në hapësirë dhe e gjen veten në një pozicion për të gjuajtur, por pa sukses.5' Sidny Lopes Cabral (Kepi i Gjelbër) ekzekuton goditjen e dënimit.
4' Rodrigo de Paul (Argjentinë) ishte shumë i fortë me ndërhyrjet e tij dhe Drew Fischer ndërpreu ndeshjen për të sinjalizuar një goditje dënimi. Kepi i Gjelbër fiton goditjen e dënimit.
2' Lojtarët e Argjentinës po shkëmbejnë disa pasime të shkurtra për të provuar të hapin mbrojtjen e kundërshtarëve.
1' Fillon ndeshja.
Gjithçka gati.
Kampionia në fuqi, Argjentina, do të përballet në orën 00:00 me senzacionin e këtij Botërori, Kepi i Gjelbër, në një sfidë të vlefshme për fazën e 1/16-tës së finales.