Brazili zbret në fushë për të thyer “mallkimin” kundër Norvegjisë

Futboll

Brazili zbret në fushë për të thyer “mallkimin” kundër Norvegjisë

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Brazili dhe Norvegjia do të luajnë përballjen e tyre në kuadër të fazës me eleminim direkt në raundin e 1/16-ave.

Sfida do të luhet në stadiumin “MetLife Stadium” në Neë York prej orës 22:00.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Stale Solbakken do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm për të tentuar të kalojnë në raundin e 1/8-ave.

Të dy ekipet janë përballur vetëm një herë në Kupën e Botës në vitin 1998 në fazën e grupeve, në të cilën e fituan “Nordikët”.

Në të gjitha përballjet në total, Brazili dhe Norvegjia janë përballur 4 herë, ku dy fitore i takojnë norvegjezve ndërsa dy përballje janë mbyllur në barazim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat