Messi dhe “të fortët” e Argjentinës shpërthejnë në lot pas fitores dramatike

Futboll

Messi dhe “të fortët” e Argjentinës shpërthejnë në lot pas fitores dramatike

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 21:39
Argjentina

Argjentina ka fituar në mënyrë dramatike përballë Egjiptit me përmbysje në minutat e fundit, duke kaluar në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Por duket se argjentinasit e ndjenë shumë afër mundësinë e lamtumirës nga Botërori dhe kjo është arsyeja se pse pas vërshëllimës përfundimtare, shumë prej tyre nuk mbajtën lotët.

I pari ishte Messi, i cili shpërtheu në të qara, dukshëm i emocionuara pas disa minutave që ndryshuan gjithçka për fatin e tij, pasi kjo do të kishte qenë ndeshja e fundit në Botëror.

Por as Enco Fernandez, Lisandro Martinez, Molina apo Emiliano Martinez nuk mbajtën dot lotët, duke qenë dukshëm të emocionuar pas kësaj fitoreje dramatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat