Ekipi i Kategorisë së Parë siguron portierët

Futboll

Ekipi i Kategorisë së Parë siguron portierët

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 22:39
Kadri Birja

Kadri Birja do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Sopotit. Është vetë klubi nga Librazhdi që ka njoftuar rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me trajnerin e portierëve.

“Klub Futboll Sopoti njofton se kanë arritur marrëveshjen për rinovimin edhe për një sezon me tranjerin e portierëve Kadri Birja. I urojmë suksese për sezonin e ri”, shkruan klubi librazhdiot.

Kujtojmë se si trajner portierësh, Birja ka bërë mirë edhe tek akademia e Tiranës.

Ndërkohë që ish-gardiani 36-vjeçar, gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me ekipe të njohura si Elbasani, Besa, Partizani, Dinamo, Luftëtari, Egnatia apo dhe Korabi..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat