James më shumë ndeshje për kombëtaren se për cilindo klub

Futboll

James më shumë ndeshje për kombëtaren se për cilindo klub

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 11:46
James Rodriguez

James Rodriguez është padyshim ikonë e kombëtares së Kolumbisë.

Përkushtimin që e ka pasë ndaj kombëtares, së paku historiku e tregon, që nuk e ka pasë për asnjë klub në të cilin ka luajtur.

Ai më shumë ndeshje ka të zhvilluara për kombëtaren e tij se sa për cilindo klub në të cilin ka luajtur përgjatë viteve.

Mesfushori numëron 131 paraqitje për Kolumbinë, gjashtë më shumë se sa për Real Madridin, 125.

Ndërkaq, te Porto ai numëron 108 ndeshje, e te Bayern Muncheni 67 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat