Jude Bellingham heroi i Anglisë, Norvegjia eliminohet pas 120 minutave

Futboll

Jude Bellingham heroi i Anglisë, Norvegjia eliminohet pas 120 minutave

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 korrik 2026 Në ora: 22:25 Përditësuar në ora: 01:46 më 12.07.2026
Kane e Bellingham festojnë

Haaland kokulur

Futbollisti Jude Bellingham ishte heroi i Anglisë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, duke realizuar dy gola vendimtarë në fitoren 2:1 pas 120 minutave ndaj Norvegjisë.

Norvegjia - Anglia 1:2

Stadiumi “Hard Rock”, Miami.
Shikues: 64.478.
Gjyqtar: Clement Turpin (Franca).
Shënues: Schjelderup (36') - Bellingham (45+2' e 93').
Kartona të verdhë: Ajer.
Norvegjia: Nyland; Ryerson (Aursnes 60'), Ajer, Heggem (Ostigard 91'), Wolfe (Pedersen 90'); Odegaard, Berge, Berg; Sorloth (Bobb 68'), Haaland (Larsen 106'), Schjelderup (Nusa  68').
Anglia: Pickford; Konsa (Rogers 89'), Stones, Guehi, O'Reilly (Spence 86'); Anderson, Rice (Eze 46'); Madueke (Saka 46'), Bellingham (Burn 111'), Gordon (james 71'); Kane.

Norvegjia kaloi e para në epërsi në minutën e 36-të, kur Andreas Schjelderup tregoi klas të lartë. Ai goditi me saktësi nga rreth 16 metra si anash pozicioni, topi preku shtyllën e majtë dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin 1:0.

Katër minuta më vonë, Martin Odegaard provoi me një goditje të rrezikshme drejt këndit të poshtëm të majtë, por portieri anglez Jordan Pickford reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë (45+2), Bellingham barazoi rezultatin me një veprim individual spektakolar. Ai depërtoi mes tre mbrojtësve dhe nga afërsia mposhti portierin norvegjez Nyland për rezultatin 1:1.

Norvegjia ishte shumë pranë golit të dytë në minutën e 76-të, kur David Wolfe goditi me kokë, por topi u ndal në traversë.

Edhe Anglia pati një rast të artë në minutën e 87-të. Bukayo Saka pasoi në zonë, por mbrojtësi Fredrik Aursnes ndërhyri në momentin e fundit dhe largoi rrezikun.

Me përfundimin e kohës së rregullt 1:1, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në minutën e 93-të, Bellingham shfrytëzoi një pasiguri të portierit Nyland pas goditjes së Morgan Rogers dhe realizoi golin e dytë për Anglinë, duke vulosur fitoren 1:2.

Në minutën e 100-të, Anglia fitoi një penallti, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u anulua.

Në fund, Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa Norvegjia, e udhëhequr nga Erling Haaland, u eliminua në çerekfinale pas një ndeshjeje dramatike.

Anglia feston

(E plotësuar) -  Minuta e fundit 

118' Shikues 64.478.

Norvegjia - Anglia 1:2

Stadiumi “Hard Rock”, Miami.
Shikues: 64.478.
Gjyqtar: Clement Turpin (Franca).
Shënues: Schjelderup (36') - Bellingham (45+2' e 93').
Kartona të verdhë: Ajer.
Norvegjia: Nyland; Ryerson (Aursnes 60'), Ajer, Heggem (Ostigard 91'), Wolfe (Pedersen 90'); Odegaard, Berge, Berg; Sorloth (Bobb 68'), Haaland (Larsen 106'), Schjelderup (Nusa  68').
Anglia: Pickford; Konsa (Rogers 89'), Stones, Guehi, O'Reilly (Spence 86'); Anderson, Rice (Eze 46'); Madueke (Saka 46'), Bellingham (Burn 111'), Gordon (james 71'); Kane.

111' Është koha për një zëvendësim. Dan Burn (Angli) zëvendëson Jude Bellingham.

110’- Nyland mban në lojë Norvegjinë me dy pritje të njëpasnjëshme ndaj Spence dhe Saka.

106' Zëvendësimi është përgatitur. Jorgen Larsen (Norvegji) hyn në aksion si zëvendësues, duke zëvendësuar Erling Haaland105’ Fredrik Aursnes (Norvegji) dërgon një krosim në zonë, por Jordan Pickford e ndal.

100' Penallti për Anglinë por anulohet me shikimin e VAR-it.

 93' Bellingham nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasigurie të portierit Nyland nga gjuajtja e Rogers.

91' Fillon pjesa e parw e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime!

90+5 Jude Bellingham (Anglia) ngjitet lart për të harkuar pranë pikës së penalltisë, por gjuan me kokë shumë larg shtyllës së djathtë.

90' Do të ketë minimum 7 minuta kohë shtesë.

87’- Mundësi e artë shënimi për Anglinë. Saka pason në zonë, por nuk shfrytëzohet pranë vijës fatale. Aursnes largon në momentin e fundit.

86' Zëvendësim. Nico O'Reilly do të zëvendësohet nga Djed Spence (Angli).

83' Patrick Berg (Norvegji) ekzekuton goditjen nga këndi, e cila largohet nga mbrojtja kundërshtare.

80' Ende baras (1:1).

76’ Anglia me fat. Futbollisti David Wolfe (Norvegji) gjuan me kokë, topi kalon portieri por u ndal në traversë!

75' Topi largohet pasi Antonio Nusa (Norvegji) u përpoq të driblonte duke kaluar një lojtar kundërshtar por pa sukses.

71' Do të bëjmë një zëvendësim. Reece James (Angli) zëvendëson Anthony Gordon.

69’ Stale Solbakken ka vendosur të bëjë një ndryshim. Antonio Nusa (Norvegji) zëvendëson Andreas Schjelderup.

63' 6:6 – ky është numri total i goditjeve nga të dyja ekipet.

63' Ndeshje e luftuar.

60’ Jordan Pickford bën një pritje senzacionale.

55' Lojtarët e Norvegjisë ndërpresin festimet e tyre ndërsa gjyqtari Clement Turpin jep sinjalin e VAR-it për të shqyrtuar golin. Anulohet, faull.

53' Erling Haaland (Norvegji) përpiqet të shndërrojë një krosim në gol, por goditja e tij me kokë nga rreth 11 metra shkoi drejt këndit të poshtëm të djathtë dhe ndalet me sukses nga portieri Jordan Pickford. 

52' Fatkeqësi! Bukayo Saka (Angli) kontrollon bukur një pasim por pa sukses

50' Eberechi Eze (Anglia) gjuan topin nga një goditje dënimi nga mesi i distancës, por topi shkon sipër traversës.46' Zëvendësim në pjesën e parë. Thomas Tuchel vendosi të bëjë një ndryshim. Declan Rice (Angli) zëvendësohet nga Eberechi Eze.

46' Gjithçka gati për fillimin e pjesës së dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2 Jude Bellingham (Angli) me një depërtim individual brenda 16-shit, futet në mes tre mbrojtësve dhe nga afërsia me goditje të fortë mposhti portierin  norvegjez në këndin e poshtëm të majtë.

45' Do të luhen 4 minuta shtesë.

43' Julian Ryerson (Norvegji) bën një ndërhyrje të fortë dhe Clement Turpin referon për një faull.

40' Martin Odegaard (Norvegji) kërcënon portën angleze, godet drejt këndit të poshtëm të majtë, por portieri Jordan Pickford ishte vigjilent.

40' Anglia ka presionin.

36' Gol! Andreas Schjelderup (Norvegji) ka treguar mjeshtrin e tij, nga pozita anash e nga 16 metra, duke shënuar në këndin e majtë të epërm, topi godet shtyllën dhe futet në rrjetë.

33' Norvegjia po mbrohet me sukses.

29' Harry Kane (Angli) nuk arrin të shënojë nga goditje dënimi, ndërsa e dërgon topin shumë pranë traversës.

28' Clement Turpin ka një pamje të qartë dhe sheh një faull nga Kristoffer Ajer (Norvegji). Anglia fiton një goditje dënimi.

21' Anglia e mban topin në zotërim me disa pasime të shkurtra, duke pritur momentin për të goditur shpejt kundërshtarin.

19' Jude Bellingham (Angli) gjuan me kokë shumë larg shtyllës së majttë.

15' Raporti i posedimit të topit është 39:61.

12' Lojë e mirë.

8' Sander Berge (Norvegji) i tërheq fanellën njërit prej lojtarëve kundërshtarë dhe Clement Turpin referon faull.

7' Gjyqtari anësor sinjalizon se Noni Madueke (Anglia) është në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari konfirmon vendimin.

5' Orjan Nyland ndërhyn dhe kap një pasim të gjatë nga Harry Kane (Angli).

2' Noni Madueke (Anglia) krosoi topin në zonë, por pa sukses.

1' Fillon ndeshja.

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së tretë të Botërorit 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë.

Te Norvegjia, ndryshimi i vetëm është aktivizimi i Andreas Schjelderup

nglia dhe Norvegjia kanë publikuar formacionet zyrtare për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, që zhvillohet të shtunën në Miami.

“Tre Luanët” i dhanë fund ecurisë perfekte të bashkëorganizatorit Meksikë në fazën e 1/8 së finales, falë dy golave të Jude Bellingham në Mexico City.

Ndërkohë, Norvegjia eliminoi pesë herë kampionen e botës, Brazilin, vetëm pak orë më parë, me Erling Haaland që realizoi dy gola, pasi sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Premier League.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në gjysmëfinale ndaj fituesit të sfidës Argjentinë – Zvicër, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Atlanta (ora 03:00).

John Stones rikthehet në qendër të mbrojtjes te Anglia, ndërsa Ezri Konsa zhvendoset në krahun e djathtë në vend të Jarell Quansah, i cili mungon për shkak të pezullimit me dy ndeshje.

Noni Madueke zë vendin e Bukayo Sakas, duke qenë ndryshimi tjetër në formacionin e kampionëve të botës të vitit 1966. Jude Bellingham, Marc Guehi, Nico O’Reilly dhe Declan Rice duhet të shmangin kartonët e verdhë, pasi në të kundërt do të pezulloheshin.

Formacioni i Anglisë: Jordan Pickford, Ezri Konsa, Nico O’Reilly, John Stones, Marc Guehi, Declan Rice, Elliot Anderson, Jude Bellingham, Harry Kane, Anthony Gordon, Noni Madueke.

Zëvendësuesit e Anglisë: Dean Henderson, James Trafford, Trevoh Chalobah, Dan Burn, Reece James, Djed Spence, Jordan Henderson, Kobbie Mainoo, Morgan Rogers, Eberechi Eze, Bukayo Saka, Marcus Rashford, Ollie Watkins, Ivan Toney.

Te Norvegjia, ndryshimi i vetëm është aktivizimi i Andreas Schjelderup, i cili asistoi në të dy golat e Haaland ndaj Brazilit, në vend të Antonio Nusas, që rrezikonte pezullimin në rast kartoni të verdhë.

Formacioni i Norvegjisë: Orjan Nyland, Kristoffer Ajer, David Moller Wolfe, Torbjorn Heggem, Patrick Berg, Sander Berge, Martin Odegaard, Andreas Schjelderup, Alexander Sorloth, Erling Haaland, Julian Ryerson.

Zëvendësuesit e Norvegjisë: Sander Tangvik, Egil Selvik, Leo Ostigard, Fredrik Andre Bjorkan, Marcus Holmgren Pedersen, Sondre Langas, Henrik Falchener, Morten Thorsby, Fredrik Aursnes, Kristian Thorstvedt, Thelo Aasgaard, Oscar Bobb, Jens Petter Hauge, Jorgen Strand Larsen, Antonio Nusa.

Përballje 'titanësh' mes Haaland dhe Kane

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së tretë të Botërorit 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë. Pas kualifikimit të Francës dhe Spanjës në gjysmëfinale, vëmendja është përqendruar te sfida mes dy kombëtareve që synojnë një vend mes katër më të mirave të turneut.

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me formacionin që nisi ndeshjen ndaj Brazilit. Andreas Schjelderup është aktivizuar në sulm në vend të Antonio Nusa-s, ndërsa Erling Haaland mbetet pika kryesore e repartit ofensiv.

Nga ana tjetër, Thomas Tuchel i ka besuar Noni Madueke-s krahun e djathtë të sulmit, duke e preferuar përpara Bukayo Saka-së. Në majë të sulmit do të jetë kapiteni Harry Kane, i mbështetur nga Jude Bellingham dhe Anthony Gordon.

Përballja më e shumëpritur e mbrëmjes është ajo mes dy golashënuesve më të mëdhenj të skuadrave, Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët pritet të jenë protagonistët kryesorë në luftën për një biletë në gjysmëfinale.

Norvegjia - Anglia

Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup.
Anglia: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O'Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane,

Formacionet zyrtare: Norvegjia – Anglia!

Formacionet zyrtare: Norvegjia – Anglia!

Norvegjia dhe Anglia do të përballen sot në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës.

Dy kombëtaret evropiane do të synojnë një biletë për gjysmëfinale aty ku përballë do të kenë fituesin e ballafaqimit Argjentinë-Zvicër.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 23:00 me kohën lokale, kurse para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

Norvegjia për të vazhduar “përrallën”, Anglia për të vazhduar rrugën drejt trofeut

Në “Hard Rock Stadium” në Florida, Norvegjia do të përballet me Anglinë, në një çerekfinale që premton shumëçka. Nordikët vijnë në këtë takim, pasi eliminuan Brazilin 2-1, ndërsa Anglia pas fitores dramatike 2-3 ndaj vendasve të Meksikës.

Norvegjia nuk ka asnjë mungesë për këtë takim dhe vjen me kapacitetin e plotë. Për Anglinë mungon Jarell Quansah, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Meksikës.

Nordikët do të kërkojnë për herë të parë në historinë e tyre të shkojnë në gjysmëfinale. Anglia për herë të fundit në një gjysmëfinale Botërori ka qenë në vitin 2018, kur u eliminua nga Kroacia.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Argjentinë-Zvicër, që luhet në orët e para të mëngjesit.

FORMACIONET ZYRTARE:

NORVEGJIA XI: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Moller Wolfe; Berg, Odegaard, Berge; Schjelderup, Haaland, Sorloth

ANGLIA XI: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Rice, Anderson, Bellingham; Madueke, Kane, Gordon.

Norvegjia apo Anglia? Kush do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale

Norvegjia apo Anglia? Kush do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale!

Sonte luhet ndeshja e radhës gjysmëfinale në Kampionatin Botëror.

Norvegjia e Erling Haaland, synon të bëjë befasinë e radhës ku do të përballet ndaj yjeve të Anglisë në një nga superduelet e çerek-finales.

Te të dyjat do të ketë ndryshime, me Schjelderup që starton në vend të Antonio Nusas si dhe Madueke që starton në vend të Sakas te Anglia.

Norvegjia - Anglia, Tuchel befasonn me zgjedhjet në sulm

Gjithçka është gati për çerekfinalen e tretë të Kupës së Botës 2026, ku Norvegjia dhe Anglia do të përballen për një vend në gjysmëfinale.

Pas kualifikimit të Francës dhe Spanjës, që eliminuan respektivisht Marokun dhe Belgjikën, vëmendja zhvendoset te dueli mes dy skuadrave europiane, ku pritet një përballje spektakolare mes dy sulmuesve më të spikatur të turneut, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, ka bërë vetëm një ndryshim në formacionin që nisi sfidën ndaj Brazilit. Schjelderup merr vendin e Antonio Nusës në repartin ofensiv, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbetet e pandryshuar.

Nga ana tjetër, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vendosur t’i besojë Noni Madueke në krahun e djathtë të sulmit, duke lënë në stol Bukayo Sakan.

Formacionet zyrtare:

Norvegjia (4-3-3): Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Ëolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat