Diego Forlan emërohet trajner i ri i Kombëtares së Uruguait

Futboll

Diego Forlan emërohet trajner i ri i Kombëtares së Uruguait

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 21:20
Diego Forlan

Legjenda e futbollit uruguaian, Diego Forlan, është emëruar trajneri i ri i Kombëtares së Uruguait.

Ish-sulmuesi i famshëm, fitues i çmimit “Lojtari i Vitit” në Kupën e Botës 2010 dhe kampion i Copa America, do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar A, ndërsa paralelisht do të udhëheqë edhe Kombëtaren U-20 të Uruguait deri në muajin mars.

Forlan, i cili ka lënë gjurmë të mëdha si futbollist me fanellën e Uruguait, rikthehet tashmë në një rol të ri, duke synuar të sjellë përvojën dhe mentalitetin e fituesit te brezat e rinj dhe ekipi senior.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai zhvilloi 112 paraqitje për Uruguain dhe shënoi 36 gola, ndërsa kulmin e arriti në Kupën e Botës 2010, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat