Mesfushori i njohur, Ander Herrera është bërë me klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
Spanjolli është rikthyer në shtëpi, në klubin ku kishte nisur gjithçka, Real Zaragoza.
Herrera e mbylli aventurën në skuadrën e Boca Juniorsit dhe mbeti lojtar i lirë.
Sot, ai firmosi me skuadrën spanjolle.
Kujtojmë që nga Zaragoza, Herrera ishte larguar në vitin 2011, ku ishte transferuar te Bilbao.