Flick ëndërron për yllin e Spanjës për te Barcelona por kushton 80 milionë euro

Futboll

Flick ëndërron për yllin e Spanjës për te Barcelona por kushton 80 milionë euro

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 18:32
Spanja

Pedro Porro ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 2-0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Mbrojtësi i djathtë shënoi edhe golin e dytë që siguroi fitoren e “La Roja”.

26-vjeçari spanjoll është dëshira e madhe e Hansi Flick për krahun e djathtë të Barcelonës.

Megjithatë, largimi i tij nga Tottenham duket shumë i vështirë për të ndodhur këtë verë.

Roberto De Zerbi e sheh spanjollin si pjesë shumë të rëndësishme të projektit të tij.

Porro është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2031.

Klauzola për largimin e tij është plot 80 milionë euro, shifër që e zmbraps disi Barcelonën.

Në rast se Barcelona finalizon shitjen e Jules Kounde, atëherë është e sigurt që katalanasit do të provojnë me patjetër për transferimin e Pedro Porro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat