Dinamo e Ilir Dajës jep “shembull” se si fitohet në “zemër” të Kazakistanit

Futboll

Dinamo e Ilir Dajës jep “shembull” se si fitohet në “zemër” të Kazakistanit

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 12:04
Astana - Dinamo, logoja e Manchester United dhe Ilir Daja

Edhe pse vitet kalojnë dhe kohët ndryshojnë, disa detaje dhe fakte mbeten të “gdhendura”. Mund të tingëllojë gati në absurditet, por është e vërtetë, Astana në vitin 2019 mposhti me përmbysje në Kazakistan Manchester United, 2 :1.

Konkretisht më 28 nëntor të vitit 2019, gjigantët anglez pa shumë objektiva, pasi e kishin siguruar avancimin përtej fazës së grupeve të Europa League, futën në fushë, ekipin e dytë.

Edhe pse Manchesteri kaloi i pari në epërsi me Jesse Lingard (minuta e 10-të), u përmbys nga Astana me golat e Shomoks (55’) dhe Bernard (62’).

Pas 7 vitesh, në të njëjtin stadium, Dinamo përmbysi Astanën në “zemër” të Kazakistanit dhe siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Edhe pse në “letër”, gjasat që diçka e tillë të ndodhte ishin inekzistente, shto humbjen e ndeshjes së parë në “Elbasan Arena”, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tregoi karakter dhe shpirt gare..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat