Kounde thyen heshtjen pas humbjes 6-4 ndaj Anglisë: Kjo ndeshje nuk duhej të luhej

Futboll

Kounde thyen heshtjen pas humbjes 6-4 ndaj Anglisë: Kjo ndeshje nuk duhej të luhej

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 11:18
Jules Kounde

Mbrojtësi i Francës, Jules Kounde, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes spektakolare 6-4 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e këtij takimi.

Futbollisti francez, i cili e ndoqi nga stoli pjesën e parë katastrofike të "Les Bleus" përpara se skuadra të reagonte në fraksionin e dytë, pranoi se ekipi ishte i dëshpëruar që nuk arriti t'i dhuronte një fitore lamtumire trajnerit Didier Deschamps.

"Personalisht, mendoj se kjo ndeshje nuk duhet të luhet fare", deklaroi Kounde.

"Është jashtëzakonisht e vështirë të luash një takim të tillë kur je përgatitur vetëm për një objektiv, finalen. Megjithatë, kishim detyrimin ta zhvillonim dhe të luftonim për veten tonë".

Mbrojtësi i Barcelonës vlerësoi se Franca, pavarësisht rezultatit, la një përshtypje pozitive gjatë turneut, por pranoi se mënyra se si përfundoi rrugëtimi në Kupën e Botës do të mbetet një zhgënjim.

"Në përgjithësi, kemi lënë një përshtypje pozitive, por ta mbyllësh turneun në këtë mënyrë të lë një shije të hidhur", përfundoi Kounde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat