Ky është Botërori i parë dhe i vetëm me 48 skuadra? Reagimi i fundit i Infantinos

Futboll

Ky është Botërori i parë dhe i vetëm me 48 skuadra? Reagimi i fundit i Infantinos

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 16:33
Gianni Infantino

Në prag të finales së madhe të edicionit të 23-të në historinë e Kupës së Botës, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, vlerësoi edhe njëherë tjetër këtë edicion dhe la të kuptohej se mund të jetë Botërori i parë dhe i fundit me 48 skuadra pjesëmarrëse, pasi numri mund të rritet më shumë.

“Zgjerimi në 48 ekipe ka treguar se dhënia e mundësisë më shumë vendeve për të garuar vetëm sa e forcon Kupën e Botës FIFA.

Kombet e reja kanë frymëzuar miliona, histori të paharrueshme kanë pushtuar zemrat në të gjithë globin dhe futbolli e ka provuar edhe një herë veten si një gjuhë universale”, deklaroi Infantino gjatë takimit të madh të 211 shoqatave anëtare të FIFA-s.

Ky mesazh i Infantino shton e më shuëm zërat se Botërori i katër viteve më pas mund të jetë me 64 skuadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat