Futbollisti Erjon Krasniqi është larguar nga Vushtrria, për t’ju bashkuar Dukagjinit të Klinës, skuadër që do të garojë në Kupat Evropiane.
Dukagjini ka prezantuar përforcimin e ri.
“Klubi Dukagjini me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e ri Erjon Krasniqi, i cili nga sot është pjesë e familjes tonë.
Erjoni vjen nga KF Vushtrria, ku ka treguar potencialin e tij si një sulmues me të ardhme premtuese. I lindur më 6 shkurt 2006, ai luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe shquhet për lëvizjet inteligjente në zonën kundërshtare, instinktin për gol, luftën në duelet me mbrojtësit dhe angazhimin e madh në çdo ndeshje.
Transferimi i Erjonit është pjesë e strategjisë së klubit për të investuar në futbollistë të rinj e cilësorë, të cilët kanë potencial të zhvillohen dhe të japin kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të KF Dukagjinit në sezonet në vazhdim.
Klubi beson se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e stafit teknik, Erjoni do të vazhdojë ngritjen e tij dhe do të jetë një vlerë e shtuar”, ka njoftuar KF Dukagjini.