Rufati është përforcimi më i ri i FC Prishtinës 

Futboll

Rufati është përforcimi më i ri i FC Prishtinës 

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 00:18
Futbollisti Agron Rufati

Futbollisti Agron Rufati është përforcimi më i ri i FC Prishtinës, duke iu bashkuar ekipit në Bolu të Turqisë, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

“27-vjeçari aktivizohet në pozitën e qendërmbrojtësit dhe vjen me një përvojë të pasur ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e ND Gorica (Slloveni), NK Istra (Kroaci), Zorya Luhansk (Ukrainë), Academia Clinceni (Rumani), Brera Strumica (Maqedonia e Veriut) dhe Dynamo City (Shqipëri).

Rufati është zhvilluar në akademinë e njohur të Dinamo Zagrebit, ku ka qenë pjesë e ekipeve U17 dhe U19, ndërsa ka përfaqësuar edhe Maqedoninë e Veriut me grupmoshat U19 dhe U21.

Pas zyrtarizimit, Rufati u shpreh i lumtur për transferimin te bardhekaltrit”, -  ka njoftuar FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat